Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Rritet numri i nxënësve të cilët kërkojnë fletëshpërngulje nga shkollat e Tetovës

Shkup, 10 shkurt – Arsimi fillor dhe i mesën në Tetovë në alarm nga migrimi i nxënësve. Numrat e atyre që kërkojnë fletëshpërngulje është gjithnjë e në rritje, ndërsa më keq situata qëndron në shkollat e mesme, shprehen nga sektori për Arsim i komunës së Tetovës.

“Nëse krahasojmë 2022-2023 dhe 2023-2024, do shohim se në shkollat fillore kemi 84 nxënës më pak ndërsa në shkollat e mesme 300 nxënës më pak. Me fillimin e vitit shkollor në Komunën e Tetovës, në nivel komunal, kemi mungesë pra ata që kanë marrë fletë shpërngulje janë 160. Sipas informatave të drejtorëve, deri në fund të vitit shkollor 23-24 pritet që ky numër të rritet deri në 250. Më në rrezik janë viset malore, por edhe shkolla Skënderbeu në Poroj që në krahasim me vitet e shkuara ka një migrim në rritje. Nga statistikat e mara, afërsisht 160 profesor rrezikohen brenda pesë viteve të mbesin pa punë dhe të mbyllen shumë paralele”, tha
Validin Ademi, Shef i sektorit për Arsim, komuna e Tetovës.

Rritje më të madhe të kërkesave për fletëshpërngulje për në Evropë ka në shkollën “Skënderbeu” të fshatit Poroj.

“Këtë vit shkollor fletëshpërngulje kanë marrë 35 nxënës, që është numër i madh në krahasim me vitet e shkuara. Në fund të vitit vitin e shkuar patëm 745 nxënës e tani kemi 35 nxënës më pak. Problem shumë i madh është sepse rrezikohen vendet e punës shkurtohen orët, mbyllen paralele, dhe kur bëjmë sistematizimin na jep shumë kokë dhimbje sepse në shumë paralele kemi numrin më të vogël me çka edhe arsimtarët ngelin me numër të vogël orësh apo siç është duke shkuar mund edhe dikush të mbetet pa punë”, u shpreh Bujar Islami, Drejtor i SHF “Skënderbeu” Poroj.

Sipas Sociologëve, shkak kryesor për migrimet janë politikat e këqija sociale të shtetit, por edhe një siguri më e madhe familjare, që nga banorët e Maqedonisë së Veriut, po kërkohet gjithnjë e më shumë jashtë shtetit të tyre.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss