Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore: Qytetarët anokohen, mezi mbulojnë shpenzimet

Shkup, 12 Shtator – Qytetarët thonë të shqetësuar se me pagat, me pensionet dhe ndihmat sociale , mezi arrijnë të mbulojnë shepnzimet deri në fund të muajit. Ditëve të fundit gjithashtu flitet për  mungesë të mundshme të qumshtit si dhe për shtrenjtimin e të njejtës, por aktualisht në markete vërejtëm se ende ka qumësht dhe nuk ka vend për panikë.

Çmimet e shtrenjta detyrojnë secilin të harxhojë nga rreth 1000 denarë për çdo ditë sepse me një të hyrë në vetshërbim, nuk mund të dilni pa mos harxhuar 1000 denarë për vetëm disa produkte edhe atë elementare.

“Cmimet rriten cdo ditë, ne skemi faj,cka të bëjmë ,e përdorim sheqerin, vajin,miellin dhe këto janë shtrejtuar më shumë, ne duhet ti blejmë që të hamë”, shprehet qytetari.

“Ska produkt që nuk është rritur,edhe shteti na mashtron, me mashtrime po punojmë me gënjeshtra, ja hyni dhe shikoni produktet katasrtrofë janë. Ne që jetojmë me ndihmë socijale me 6 mijë denarë, a mund të rrish në këmbë me 6 mijë denarë nuk ka shansa, vec bukë për të ngrënë që mos me vdekë”, thekson qytetari.

“Jo shtrejtë por tepër shtrejtë janë cmimet, të gjitha janë shtrejtuar sidomos buka që është produkti kryesor”, shprehet qytetari.

“Me 10 mijë denarë cka do të bësh, asgjë. Cka ke të bësh me një pension, krejt janë shtrejt. Cfarë shteti është këtu? ”, thekson qytetari.

“Shtrejtë janë të gjitha produktet, qumshti më herët ishte 40 e ca denarë tash është gati 80 den, buka është gati 50 den, kosi etj”, shprehet qytetari.

“Cmimet e produkteve duhte të ulen sepse janë shumë shtrejt dhe nuk ia dalim dot,edhe ne duhet të jetojmë, sot cmimi i ndonjë produkti është shtrejtuar pak nesër edhe më shumë ja ky është realiteti që përballemi”, thekson qytetari.

Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 188 sa i përket kostos së jetesës. Në indeksin e shpenzimeve të jetesës të Numbeos llogaritet çmimi i banimit, ushqimit, restoranteve dhe fuqisë blerëse.

Ndërkaq, sipas të dhënave të Entit shtetëror të Statistikave, numri i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që jetojnë në varfëri është në rritje. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.