Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Rusia kërcënon haptazi Finlandën dhe Suedinë, thotë se nëse anëtarësohen në NATO do të shihen si “oponentë”

Finlanda dhe Suedia kanë arritur mbrëmë në fazën e rëndësishme rrugës drejt anëtarësimit në NATO, ku qeveria finlandeze ia ka dorëzuar një raport ligjvënësve të këtij vendi – e Suedia ka iniciuar një rishikim të politikave të sigurisë.

E lidhur me këto nisma të Suedisë dhe Finlandës, ish-lideri rus Dmitry Medvedev tha se do të ketë pasoja nëse një gjë e tillë ndodhë.

Duke folur në një emision televiziv, Medvedev theksoi se Rusisë do t’i duhet edhe zyrtarisht të zgjeroj listën e oponentëve – duke bërë të ditur se duhet “ndërmarrë masa” në rajon.

E një prej pikave që ka pasur më së shumti mospajtime dhe që nxiti luftën në Ukrainë mes forcave ruse dhe atyre ukrainase, ishin pikërisht ambiciet e Ukrainës që të anëtarësohet në NATO. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.