Wednesday, May 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Rusia sërish dështon të paguajë këstin e borxhit në më shumë se një shekull

S&P Global thotë se Qeveria e Rusisë nuk arriti dot të paguajë këstin e borxhit për herë të parë në më shumë se një shekull.

Kësti prej 649 milionë dollarësh, duhej të paguhej në dollarë, por Kremlini e pagoi atë në rubla, pasi rezervat e saj në dollarë janë bllokuar në bankat e huaja.

Dështimi i Rusisë për të bërë pagesat ndaj kredidhënësve ishte rezultat i sanksioneve që janë vendosur për të ndëshkuar qeverinë për agresionin ushtarak ndaj Ukrainës. Javën e kaluar, në ditën kur duhet të bëhej pagesa, Departamenti i Thesarit njoftoi se do të shtrëngonte kufizimet mbi aktivitetet e rezervave valutore të Rusisë të mbajtura në bankat amerikane.

Pavarësisht sanksioneve të vendosura pas 24 shkurtit, kur Rusia filloi sulmin bankat amerikane ishin lejuar të kryenin disa pagesa të qeverisë ruse, duke përfshirë ato për zotëruesit e bonove.

Si rezultat i ndryshimit të pozicionit të Thesarit, JPMorgan Chase, banka ku Rusia mban depozita të mëdha në dollarë amerikanë, nuk ishte në gjendje të bënte pagesën e duhur më 4 prill.

Kompania që bën vlerësimin dhe vëzhgon aftësinë e qeverive dhe bizneseve të mëdha në mbarë botën për të paguar borxhet, konfirmoi se transferimi i rublave nuk përbën një pagesë të këstit të borxhit të Rusisë, sepse kontrata kërkon në mënyrë specifike që pagesa të bëhet në dollarë.

Teknikisht, ekziston një afat 30 ditor, deri në fillim të muajit maj, gjatë të cilit Rusia mund të bëjë pagesën, për të shmangur falimentimin. Megjithatë, S&P Global tha se nuk pret që Moska do jetë në gjendje ta bëjë pagesën. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.