Wednesday, September 27, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

 Sa e rëndë është varfëria në Turqi?

Ekonomia turke ishte një histori suksesi e shekullit të XXI-të, por tani gjërat nuk janë aq ‘lule’.

Tre muaj ngecje në pagimin e qirasë. Ujin dhe rrymën elektrike të ndërprerë. Pronari që godet çdo ditë derën e banesës.

Kjo është situata e rëndë me të cilën po përballet një familje me tre fëmijë të vegjël, përfshirë një foshnjë katër muajshe në Stamboll, qytetin më të madh të Turqisë.

“A e dini që djali im ka epilepsi? Ka dy javë që gjendet në spital”, tha babai i familjes për Euronews, duke dashur të mbetet anonim. “Po vdes nga sëmundja, po ashtu, dollapi im është bosh”.

“Ndihem shumë keq. Nuk di çfarë të them. Kam 100 lira (3,4 euro) në xhep. A të blej pelena? Po qumësht? Apo të blej vaj?”, pohoi ai, duke aluduar për një zgjedhje të pamundur mes blerjes së ushqimit apo gjërave të tjera thelbësore.

Gati një e treta e popullsisë së Turqisë aktualisht është në prag të varfërisë ose përjashtimit social, sipas një raporti të fundit të publikuar nga Instituti i Statistikave të Turqisë.

Kjo prirje shqetësuese rrezikon të ndryshojë arritjet e rëndësishme që vendi ka bërë në luftën kundër varfërisë që nga fillimi i viteve 2000, me ekonominë turke që po rritet me shpejtësi gjatë dy dekadave të fundit.

“Unë kam punuar rreth varfërisë gjatë 22 vjetëve, por nuk kam parë kurrë një situatë kaq të keqe”, pohoi Hacer Foggo, Koordinatore e Zyrës së Solidaritetit të Varfërisë për Partinë Republikane Popullore (CHP).

Ajo rendit simptomat shqetësuese se si kjo krizë po prek turqit e zakonshëm “gratë nuk po mund të blejnë produkte higjienike, obeziteti në rritje ndërsa familjet blejnë ushqime më të lira dhe me cilësi të dobët, studentët braktisin universitetin – lista vazhdon”.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss