Wednesday, October 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Samit i parë kombëtar të shkollave të mesme më 1 tetor

Shkup, 21 shtator – Më 1 tetor do të mbahet Samiti i parë kombëtar në organizim të trupit përfaqësues të shkollave të mesme, Organizata për dialog dhe afirmim të nxënësve të shkollave të mesme (ODASHM).

Siç theksohet në kumtesën e organizatorëve, synimi i Samitit kombëtar të shkollave të mesme 2022 është shprehja e lirë e nxënësve të shkollave të mesme për problemet e tyre kolektive në nivel kombëtar dhe sjellja e propozim zgjidhje.

“Vendimet të cilat do t’i sjellin nxënësit e shkollave të mesme në këtë Samit do të jenë pjesë përbërëse e Deklaratës e cila do të zbatohet deri tek të gjitha institucionet relevante dhe do të jetë një hap i madh përpara në përmirësimin e sistemit arsimor. Në këtë mënyrë të gjithë nxënësit në vend do të kenë mundësi të barabarta për të marrë pjesë në përmirësimin e sistemit arsimor, jo vetëm në nivel vendor, por edhe në nivel kombëtar. Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme kanë mundësi të veçantë të jenë krijues të politikave në botën e shkollave të mesme dhe për t’u bashkuar rreth një qëllimi: që nismat e shkollave të mesme të zënë vendin që e meritojnë”, theksojnë nga ODASHM.

Samiti kombëtar i shkollave të mesme të këtij viti e ka moton “Jini në hap me gjeneratën” dhe është në organizim të trupit përfaqësues të shkollave të mesme Organizata për dialog dhe afirmim të nxënësve të shkollave të mesme (ODASHM).

ODASHM është organizatë e shkollave të mesme, misioni i së cilës është krijimi i bashkësisë nga nxënësit e përkushtuar, qytetarët e përgjegjshëm dhe liderët e ardhshëm. Motoja e ODASHM-së është “Nga nxënësit, për nxënësit”, sepse organizata punën e vet e shpreh gjatë avancimit të aftësisë kolektive të nxënësve për të inkurajuar përmirësimin e sistemit arsimor

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.