Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

SASHK dhe MASH në përpjekje të reja për të gjetur marrëveshje të përbashkët

Shkup, 13 maj – Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot pasdite duhet të kenë takim të ri në të cilin do të bisedohet për përqindje e rritjes së rrogave. Pas takimit të pardjeshëm, Sindikata kumtoi se në takimin e caktuar për sot pret të arrihet harmonizim përfundimtar i qëndrimeve për këtë çështje, si dhe për marrëveshjet kolektive për arsimin fillor dhe të nesër dhe kornizën kohore për përpunim, nënshkrim dhe zbatim të tyre.

Takim i ri negociues i SASHK-ut me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për çështjet e hapura në veprimtarinë e mbrojtjes së fëmijëve, ndërkaq, është dakorduar për më 17 maj pasi që në takimin e djeshëm të dyja palët biseduan për formimin e grupit të punës për marrëveshje të re kolektive për institucionet parashkollore, sepse rëndësia e asaj aktuale skadon në qershor.

MPPS pas takimit informoi se është biseduar edhe për kërkesat të cilat janë pjesë e vendimit për grevë të të punësuarve në kopshte dhe çështja për rrogat e të punësuarve gjatë grevës.

Duke iu referuar dispozitave të ligjit për marrëdhënie të punës dhe Marrëveshjes kolektive për institucionet publike parashkollore, qëndrimi i MPPS-së është se pjesëmarrësve të grevës punëdhënësi është i obliguar t’ua paguajë kontributet dhe tatimet nga rroga, të konstatuara me rregullat e posaçme, të pjesës kryesore minimale për pagesë të kontributeve. Organizuesi i grevës, ndërkaq, nga mjetet e veta t’u sigurojë kompensim të neto-rrogës gjatë grevës së të punësuarve të cilët kanë marrë pjesë në grevë.

Takimet negociuese të Sindikatës me dy ministritë po mbahen në kuadër të afatit plotësues dhjetëditor për pajtim, pasi që të dielën skadoi periudha nga dhjetë ditët e para për zgjidhej të qetë të kontestit me ndërmjetës.

Greva e përgjithshme e cila filloi më 11 prill, u pezullua më 28 prill kur SASHK-u u njoftua nga MPPS për dispozitën ligjore prej së paku 20 ditë për pajtim. Lideri i sindikatës, Jakim Nedellkov atëherë kumtoi se greva do të aktivizohet sërish nëse nuk i harmonizojnë qëndrimet me Qeverinë përkatësisht me ministritë e resorit.

Sindikata organizoi grevë me kërkesë që menjëherë të rriten rrogat e të punësuarve në arsim dhe kopshte për 18,4 për qind, përkatësisht të harmonizohen me rritjen e rrogës minimale, e cila prej marsit është rritur prej 15.200 në 18.000 denarë, dhe plotësisht, rroga minimale të jetë pjesa kryesore me të cilën do të shumohen koeficientët e komplicitetit të vendeve të punës. Krahas përqindjes për rritje të rrogave, në tryezë negociuese janë edhe marrëveshjet kolektive në veprimtaritë që i mbulon Sindikata.

SASHK-u fillimisht refuzoi rritje prej 10 për qind të rrogave të të punësuarve në kopshte dhe në institucione arsimore, ndërsa anëtarësia e Sindikatës nuk i pranoi as 12 për qind rritje që i ofroi Qeveria.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.