Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

SASHK kërkon që Qeveria dhe BNJVL të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e krizës energjetike në shkolla

Shkup, 22 shtator – Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) sot në profilin e saj në Fejsbuk njoftoi se Qeveria dhe Bashkësia e njësisë së vetëqeverisjes lokale (BNJVL) duhet së bashku të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për tejkalimin ose lehtësimin e krizës energjetike në shkolla.

“Mësimi nga distanca nuk është opsion i pranueshëm më të prekurve: nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit”, thekson SASHK.

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, dje theksoi se në interes të nxënësve është mësimi me prezencë fizike dhe shtoi se nuk ka ndryshim në mënyrën e realizimit të tij. Qeveria, siç tha, për përballje me sfidat nga kriza energjetike është në komunikim me të gjitha palët e prekura përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për kërkesën e një pjese të komunave për vazhdimin e pushimit dimëror të nxënësve për shkak të kursimit të rrymës dhe druve dhe sa janë të arsyeshme kërkesat e një pjese të shpenzimeve dhe subvencioneve t’i mbulojë Qeveria, Arsovski tha se në seancën e djeshme të Qeverisë nuk ka pasur diskutim për këtë.

“Në seancën e fundit të Qeverisë nuk ka pasur diskutim lidhur me këtë çështje. Qeveria mbetet e përkushtuar në tejkalimin e sfidave të shkaktuara nga kriza energjetike dhe është në komunikim me të gjitha palët e prekura përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”, tha zëdhënësi Arsovski, duke shtuar se nuk ka ndryshim në mënyrën e realizimit të mësimit me prani fizike në shkollat fillore dhe të mesme.

Organizimi në kuptim të shpenzimeve për ngrohjen e shkollave, shtoi zëdhënësi i Qeverisë, është në kuadër të kompetencave të komunave, gjegjësisht të vetëqeverisjes lokale dhe për atë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës paguhen dotacione për komunat. Ashtu që, potencoi Arsovski, është me rëndësi të thuhet se ata janë përgjegjës dhe në interes të nxënësve është prania fizike në mësim.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.