Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Scholz: Gjermania do të dërgojë armë në Ukrainë për aq kohë sa të jetë e nevojshme

”Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me armë për aq kohë sa nevojitet”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë një fjalimi në takimin vjetor të Federatës së Industrive Gjermane.

Scholz ripohoi gjithashtu angazhimin e Gjermanisë për të qëndruar në krah me Lituaninë dhe aleatët e tjerë lindorë.

‘Evropa dhe demokracitë perëndimore nuk e pranojnë sulmin e dhunshëm ndaj Ukrainës. Prandaj Ukraina u furnizua gjerësisht me armë dhe u vendosën sanksione të ashpra dhe të paprecedentë ndaj Rusisë. Po këto sanksione po dëmtojnë dhe kompanitë tona. Por liria ka çmimin e saj. Demokracia ka çmimin esaj. Solidaritetit me miqtë dhe partnerët ka çmimin e vet. Dhe ne jemi të përgatitur të paguajmë këtë çmim’ tha kancelari gjerman.

Scholz tha gjithashtu se udhëtimi i tij në Irpin afër Kievit të enjten e kaluar i bëri të qartë se Ukraina i përkiste familjes evropiane.

“Nuk do t’i harroj kurrë imazhet e tmerrit që pashë atje,” tha ai, duke theksuar se ai do të shtyjë për një vendim pozitiv për Ukrainën si një kandidate për anëtarësim në BE

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.