Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimorë duhet të jenë të gatshme për kompromise pragmatike, sa i përket përpjekjeve për anëtarësim në BE.
“Ne besojmë se rruga e nisur drejt BE-së ka shanse realiste. Për disa rruga shkon më shpejt, e disa më ngadalë. Të gjitha vendet duhet të jenë të gatshme për kompromise pragmatike dhe duhen plotësuar po ashtu kushtet e nevojshme”, u shpreh Kancelari, në konferencën e përbashkët me kryeministri Albin Kurti. /Klankosova.tv/