Wednesday, October 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Së paku 11 emigrantë vdiqën në Mesdhe

Të paktën 11 persona mendohet se kanë vdekur në një mbytje të anijes në brigjet e Tunizisë, ndërsa 12 të tjerë janë ende të zhdukur.

Roja bregdetare e Tunizisë shpëtoi 14 persona pasi anija, e cila po transportonte 37 emigrantë në Itali, u fundos të martën.

Pesë trupa të tjerë u gjetën mbrëmjen e së shtunës, thotë agjencia shtetërore e lajmeve TAP , duke e çuar numrin e të vdekurve në 11.

Më shumë se 1000 emigrantë mendohet se kanë vdekur këtë vit duke u përpjekur të kalonin Mesdheun qendror, transmeton rtv21.tv.

Shifrat janë nga agjencia e OKB-së, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin. Nga 1033 emigrantë të klasifikuar si të vdekur ose të zhdukur, 960 mendohet se janë mbytur.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.