Monday, September 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Seanca për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese vazhdon nesër

Shkup, 13 shtator – Komisioni kuvendor për zgjedhje dhe emërime, nesër duhet ta vazhdojë seancën për zgjedhjen e kandidatëve për gjykatës kushtetues, pasi që sonte nuk vazhduan me punën pas pushimit të paralajmëruar prej 15 minutave.

Në seancë duhet të vazhdojë debati për kandidaturën për gjyqtar kushtetues të Lubomir Joveskit, prokurori aktual publik republikan

Fjalimin e fundit sot e kishte deputetja e VMRO-DPMNE-së, Lidija Petkovska, e cila kritikoi punën e Joveskit.

Petkovska, në fjalimin e saj, tha se Joveski i ndryshon deklaratat e tij sipas nevojave të Qeverisë. Sipas saj, një jurist i dalluar nuk i ndryshon qëndrimet e tij sipas direktivave, por i peshon fjalët e tij, veçanërisht nëse ato i referohen çështjeve thelbësore.

Lubomir Joveski është kandidati i propozuar nga LSDM-ja dhe është i fundit për të cilin diskuton Komisioni.

Anëtarët e këtij Komisioni ditëve të fundit kanë dhënë përkrahje për kandidatët Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil dhe për gjyqtarin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender, që të dy të propozuar nga LSDM-ja.

Nga gjashtë kandidatët e propozuar për gjyqtarë kushtetues të opozitës VMRO-DPMNE, asnjëri nuk mori mbështetje. Partia i propozoi Savo Klimovskin, profesori universitar Todor Vitlarov, punonjës në Prokurorinë e lartë publike në Shtip, gjyqtarin në pension Branko Sekulovskin, Voisllav Dimovskin, prokuror publik i deritanishëm nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër dhe gjyqtaren e Gjykatës Administrative, Vesna Jovanovska, si dhe profesoreshën Rodna Zhivkovska.

Gjykata Kushtetuese më shumë se një vit punon në përbërje të plotë. Nga nëntë anëtarët e parashikuar, katërve u është shkurtuar mandati.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.