Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Seancë e rregullt e Qeverisë

Shkup, 21 qershor – Qeveria sot do ta mbajë seancën e rregullt të 54-t në të cilën midis më shumë pikave do të shqyrtohet edhe Projektligji për mbrojtjen e konsumatorëve si edhe Informacioni për nevojën e përgatitjes së ligjit për praktikat e padrejta tregtare, të propozuar nga Ministria e Ekonomisë.

Para ministrave, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, do të gjendet edhe Projektligji për ndryshimin e Ligjit për zbatimin e sanksioneve, të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë.

Për konkluzionet dhe vendimet nga mbledhja e sotme e Qeverisë, që do të fillojë në orën 12:30, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës, menjëherë pas përfundimit të saj.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.