Policia e Kosvës ka njoftuar se kanë shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri.
Gjetja dhe sekuestrimi i armëve është kryer në rrugën Lidhja e Pejës, në Prishtinë, kur personi, automjeti me të cilin po lëvizte, është ndaluar nga policia.
Sipas policisë, është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, në konsultim me prokurorin e shtetit, personi i dyshuar është dërguar në stacionin policor të Malishevës, për intervistim lidhur me veprën përdorim i armës, dyshohettë ketë shtënë me armë zjarri në një aheng, thuhet në njoftimin e policisë.