Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Sela: Bullgaria ta tërheq veton për Maqedoninë e Veriut

Shkup, 11 maj – Kryetari i Aleancë për Shqiptarët, Zijadin Sela sot nga konferenca për shtyp në Kuvend i bëri thirrje Bullgarisë që ta tërheq veton për Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, vendi dhe Shqipëria duhet sa më shpejt t’i hapin negociatat dhe të bëhen anëtare të BE-së, gjë që do ta bëjë Ballkanin Perëndimor vend më të sigurt për jetesë.

Siç tha lideri i ASH-së, nuk duhet të merremi shumë me komisione dhe ekspertë, sepse “ekspertët bëjnë shkencë, e jo kompromise”.

Politika duhet të gjejë kompromis, porositi Sela.

“I bëj thirrje edhe palës bullgare, duke pasur parasysh situatën e sigurisë që po ndodh edhe në rajon, si dhe rrezikun që ekziston pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, të mendojnë për sigurinë në rajon, ta tërheqin veton, kjo do të jetë kompromis. Edhe ne, si politikanë, duhet të jemi të gatshëm për kompromis. Shqipëria së bashku me Maqedoninë e Veriut, duhet sa më shpejt t’i hapin bisedimet dhe të bëhen anëtare të BE-së. Kjo do ta bëjë Ballkanin Perëndimor vend më të sigurt për jetesë”, theksoi Sela, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Qytetarët, përmendi, shpresojnë se më 22 qershor do të ketë një lloj verdikti me Republikën e Bullgarisë.

“Shpresoj dhe si parti bëjmë përpjekje që të tërhiqet vetoja”, potencoi Zijadin Sela.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.