Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Sela për shkarkimin e ministrave që e përkrahën Taravarin: Patjetër që e kemi shumicën

Shkup, 9 shkurt – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të votojë për shkarkimin e ministrit Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu nga Aleanca për Shqiptarë.

Ziadin Sela nga radhët e Aleancës për Shqiptarë pas përçarjes partiake, theksoi se do të votojë për shkarkimin e ministrave, duke theksuar se kanë siguruar edhe votat e mjaftueshme.

“Po patjetër që e kemi shumicën, presim që të zbatohen vendimet e organeve të partisë. E kemi marrë një vendim në Këshillin drejtues që në të njëjtën kohë është edhe Komisioni kadrovik i partisë dhe sot duhet të zbatohet ajo që e ka marrë si vendim Aleanca për Shqiptarë”, tha Sela.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss