Koreja Veriore sot ka hedhur raketa nga minahedhëse me shumë gypa, kumtoi armata koreanojugore, pa theksuar shumë detaje.
Për shkak të kësaj armata e Koresë Jugore e ka përforcuar mbikëqyrjen dhe e ka rritur gatishmërinë në bashkëpunim me SHBA-në.
Koreja Veriore këtë vit ka kryer një testimesh të armëve, ndërsa gjithashtu edhe për herë të parë nga viti 2017 ka hedhur raketë balistike interkontinentale.
Seul dhe Uashington vlerësojnë se Koreja Veriore së shpejti mund të kryejë provën e shtatë bërthamore.
Ministri koreanojugor i Mbrojtjes, Li Xhong-sup muajin e kaluar paralajmëroi se Seuli do t’i përforcojë kapacitetet e saj ushtarake, si dhe bashkëpunimin e sigurisë me SHBA-në dhe Japoninë që ta kundërshtojë kërcënimin ushtarak nga Pheniani.