Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Shakira poston imazhet prekëse nga spitali, i puth këmbët të atit të sëmurë (VIDEO)

Këngëtarja me famë botërore, Shakira, është duke kaluar një fazë mjaft të vështirë në jetën personale. Pas ndarjes nga futbollisti i famshëm, Gerard Pique, ajo po përballet tani edhe me shtrimin në spital të babait të saj.

Mediat e huaja shkruajnë se ylli kolumbian nuk largohet asnjë minutë nga i ati. Madje, ajo e ka vizituar në spital dhe ka postuar një video në të cilën bën gjithçka që mundet për ta ndihmuar të ngrihet në këmbë.

Në videon e postuar në “Instagram”, Shakira shihet teksa ndihmon babain e saj të bëjë ushtrime forcash, ndërkohë që në dhomë është edhe mjeku i tij. Ajo duket e emocionuar me babain e saj ndërsa i puth këmbët.

“Dhe jeta vazhdon mes vizitave në spital dhe kostumeve të Halloween -it”, ka shkruar këngëtarja e famshme në video.

https://www.instagram.com/reel/CkZl8Ldj54t/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4f6a3d90-b136-42c8-96d1-5d7730baa7a7

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.