Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

SHBA-ja nikoqire e takimit virtual të Kornizës ekonomike indo-paqësor

SHBA-ja nesër do të jetë nikoqire e takimit virtual të përfaqësuesve të 14 vendeve të cilat janë përfshirë në Kornizën negociuese indo-paqësor (KNIP), ndërsa Uashingtoni tenton t’i zgjerojë lidhjet me Azinë.

Nikoqir i takimit do të jetë përfaqësuese tregtar i SHBA-së, Ketrin Taj dhe ministrja e Tregtisë, Xhina Raimondo.

Uashingtonit i mungoi një shtyllë për lidhjet e veta në rajonin indo-paqësor, pasi ish-presidenti Donald Tramp u largua nga Marrëveshja tregtare paqësore dhe e la të hapur terrenin për Kinën për ta zgjeruar ndikimin e vet

Përveç SHBA-së në KNIP marrin pjesë edhe Australia, Brunei, Fixhi, India, Indonezia, Japonia, Koreja e Jugut, Malajzia, Zelanda e Re, Filipinet, Singapori, Tajlanda dhe Vietnami.

Temat në takimin e nesërm do të përfshijnë tregtinë, zinxhirët e furnizimit, energjinë e pastër, infrastrukturën, tatimet dhe luftën kundër korrupsionit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.