Qyteti ukrainas i Mariupolit është ende duke u kontestuar në një luftë të përgjakshme midis trupave ruse dhe ukrainase, thotë Pentagoni.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se është e qartë se rusët duan Mariupolin për shkak të vendndodhjes së tij strategjike atje në jug të asaj zone Donbass dhe pikërisht në Detin Azov, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo gjithashtu ka një rëndësi të madhe për popullin ukrainas, për shkak të asaj që përfaqëson për jetën e tyre ekonomike dhe sepse është qyteti i tyre.”
Një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri homazhe për trupat që mbrojnë Mariupolin, por tha se furnizimet po mbarojnë.
Qyteti port jugor ka qenë i rrethuar pothuajse që nga fillimi i pushtimit, por duket se nuk ka rënë ende.