Shtëpia e Bardhë sot njoftoi se presidenti Xho Bajden nënshkroi dekret për para shtetërore shtesë për zhvillim të industrisë bioteknologjike, ndërsa me qëllim që të ulet varësia nga Kina në sferën e prodhimtarisë së resurseve për gjenerimin e energjisë së pastër, vaksina Kovid-19 dhe përgatitje të materialeve të reja.
Sipas përfaqësuesve të Administratës dekreti mundëson që qeveria të ndajë financa për prodhimtari të ushqimit, mbeturinave dhe farërave, si dhe optimizim të sektorit të minierave.
Shtëpia e Bardhë planifikon të diskutojë hollësi për këto çështje të mërkurën.
Këto mjete do të ndahen në aplikime si biodizeli, deri në vaksina kundër Kovid-19 dhe përmirësim të farërave.
“Vendet e tjera, veçanërisht Kina, kanë investime agresive në këtë sektor, që potencialisht mund ta ulë lidershipin dhe konkurrencën e SHBA-së”, deklaroi një përfaqësues i Administratës.
Bajdeni do ta prezantojë dekretin sot në Boston, ku do të ketë fjalim për iniciativë për stimulime të hulumtimeve, përgatitje të metodave të reja për mjekim dhe ulje të vdekshmërisë nga sëmundjet e kancerit.