Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

SHBA pohon se grupi rus “Vagner” ka furnizuar armë nga Koreja e Veriut për aktivitetet në Ukrainë

Kompania private ushtarake ruse, Grupacioni “Vagner” ka marrë një dërgesë të armëve nga Koreja e Veriut për të ndihmuar në përforcimin e forcave ruse në Ukrainë, që është shenjë se zgjerohet roli i grupit në konflikt, deklaroi një përfaqësues i lartë i administratës amerikane.

“Mund të konfirmojmë se Koreja e Veriut e ka zbatuar dërgesën e parë të armëve për “Vanger”, të cilët kanë paguar për pajisjen. Muajin e kaluar, Koreja e Veriut ka dorëzuar raketa dhe projektilë këmbësorie në Rusi për përdorim nga ana e “Vagner”, tha përfaqësuesi, i cili ka dashur të mbetet anonim.

Vlerësimi amerikan i bazuar në informata të inteligjencës që do të publikohen sot, është se sasia e materialit të dorëzuar nga Koreja e Veriut nuk do ta ndryshojë dinamikën e fushës së betejës në Ukrainë, “por ne jemi të shqetësuar se Koreja e Veriut planifikon të dorëzojë më shumë pajisje ushtarake për “Vagner”, tha funksionari në një deklaratë për agjencitë perëndimore.

Autoritetet amerikanë besojnë se dërgesa e armëve nga Koreja e Veriut është shkelje e drejtpërdrejtë e Këshillit të Sigurimit të KB-së dhe ata planifikojnë ta ngrenë këtë para Këshillit të Sigurimit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss