Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Shefi i KB-së kërkoi takime me Putinin dhe me Zelenskin

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Gutereshi kërkoi të takohet me presidentët e Rusisë dhe të Ukrainës në kryeqytetet e tyre, deklaroi zëdhënësi i KB-së.

Gutereshi e bëri kërkesën në letrat dërguar presidentit rus Vladimir Putinut dhe kolegut të tij ukrainas Volodomir Zelenskit, deklaroi zëdhënësi Stefan Duzharnik.

KB-ja është krejtësisht e margjinalizuar në krizën që nga fillimi i  invadimit rus më 24 sgkurt, pjesërisht për shkak që lufta i ndau anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurisë së KB-së:   SHBA, Franca, Britania e Madhe, Kina dhe Rusia. Kina refizoi ta dënojë invadimin. Me letrat që i dërgoi Gutereshi u përpoq të nxiste dialog për tÇi dhënë fund luftës.

“Në këtë moment të rrezikut dhe pasojave të mëdha, ai do të dëshironte të diskutonte për hapa urgjente për arritjen e paqes në Ukrainë”, tha Duzhariku.

Gutereshi ka pasur kontakt të shkurtër me Zelenskin nga fillimi i luftës, duke biseduar me të vetëm një herë me telefon, më 26 mars.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.