Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Shefi i NATO-s: Lufta në Ukrainë është momenti më i rrezikshëm për Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore

Lufta në Ukrainë është momenti më i rrezikshëm për Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore dhe Rusia nuk duhet të lejohet të fitojë.

Kështu ka thënë të enjten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas tij, për të parandaluar suksesin e Moskës, NATO-s dhe vendeve anëtare të saj mund të duhet të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën me armë dhe ndihmë të tjera për një kohë të gjatë.

“Është në interesin tonë që kjo lloj politike agresive të mos ketë sukses”, citohet të ketë thënë Stoltenberg në një fjalim në vendlindjen e tij, Norvegji.

Duke e përshkruar atë që Moska e quan një “operacion special ushtarak” si një sulm ndaj rendit aktual botëror, Stoltenberg tha se aleanca duhej të parandalonte përhapjen e luftës.

“Kjo është situata më e rrezikshme në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka vënë theksin ai.

Por “nëse presidenti (Vladimir) Putin madje mendon të bëjë diçka të ngjashme me një vend të NATO-s siç ka bërë me Gjeorgjinë, Moldavinë ose Ukrainën, atëherë e gjithë NATO do të përfshihet menjëherë”, ka shtuar Stoltenberg. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.