Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Shembet ndërtesa në Iran, 37 persona të lënduar

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën që nga e hëna, kur një ndërtesë e lartë në ndërtim e sipër në Abadan, Irani jugperëndimor, u shemb, tha një zyrtar lokal.

Ishan Abbaspour, zëvendës guvernator i provincës Khuzestan, bëri të ditur se 37 persona ishin lënduar deri më tani dhe po trajtoheshin në spitale.

Rreth 2,000 punëtorë janë të përfshirë në operacionin e shpëtimit, i cili do të vazhdojë deri në nxjerrjen e viktimës së fundit nga rrënojat, sipas Abbaspour.

Të martën, agjencia e lajmeve Mizan raportoi se 10 persona u arrestuan për shembjen e godinës që ishte ende në ndërtim e sipër.

Midis të arrestuarve janë kontraktori që mbikëqyr punën dhe pronari, tha prokurori i qytetit Hamid Maranipour. Hetimi po vijon për të përcaktuar shkakun e katastrofës. Ndërtesa ndodhej në rrugën kryesore, më të ngarkuar të qytetit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.