Tetovë, 21 dhjetor – Kryeparlamentari turk, Mustafa Shentop gjatë qëndrimit të tij në Maqedoninë e Veriut, sot vizitoi edhe komunën e Tetovës, e ku e mirëpriti kryetari i kësaj komune, Bilall Kasami, informon Zhurnal.
Siç njofton Kasami, gjatë bisedës është diskutuar për investimet e shtetit turk në Tetovë ndërsa i ka bërë me dije Shentopit se marrdhënia mes dy vendeve është me rëndësi të veçantë.
Ndaj dhe siç shprehet Kasami, vizioni i përbashkët është thellimi i bashkëpunimit në nivel lokal./Zhurnal.mk