Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Sherbela për potencë më të mirë: Kjo pije do t’ju kthejë në formë

Burrat e vlerësojnë këtë pije e cila është bërë nga vetëm katër përbërës

Sherbela shëruese (Salvia officinalis) është një bimë mjekësore që është një zgjedhje shumë e zakonshme në mjekësinë popullore për proceset inflamatore të zorrëve, stomakut, mëlçisë, veshkave, tëmthit dhe traktit urinar.

Dihet se ka fuqi të jashtëzakonshme antibiotike dhe antiseptike, por dihet më pak se vlerësohet si një agjent potence.

Pija bëhet duke i shtuar 30 gr sherbelë dhe 70 gr rozmarinë 2 litra verë cilësore të bërë në shtëpi dhe duke i zier të gjitha së bashku në avull për disa minuta.

Më pas vera lihet të ftohet derisa të bëhet plotësisht e vakët dhe më pas i shtohen edhe 30 gr mjaltë. Përziejini të gjitha, hidheni në kavanoz dhe pijeni në gota të rakisë para ngrënies.

Kjo pije e përgatitur në këtë mënyrë jo vetëm që është e mirë për potencën, por edhe për rikuperimin e organizmit tek personat rekonvaleshent. Poashtu, përmirëson tonusin e mitrës, ka efekt antikërpudhor, ndihmon tek rregullimi e menstruacioneve, vendos ekuilibrin hormonal dhe parandalon problemet e menopauzës.

Nuk ju kushton asgjë ta provoni.

Sherbela është një bimë gjysmë-shkurre shumëvjeçare, 30 deri në 60 cm e lartë nga familja Lamiaceae. Qysh në kohët e lashta ajo njihej si një bimë mjekësore. Gjethet përmbajnë vaj esencial, torfe, rrëshirë, substanca të hidhura, acid fosforik, kripëra kaliumi dhe kalciumi (oksalat kalciumi) etj.

Këshillë: Mjekimet popullore nuk janë ilaçe, por shërbejnë për të lehtësuar sëmundjet. Për çdo problem shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.