Një sherr mes disa të rinjve bëri që tre prej tyre të përfundonin në spital mbrëmjen e kësaj të premteje në Vlorë. Ngjarja sipas policisë ndodhi në lagjen “Pavarësia”, për motive të dobëta.
Në konflikt u përfshinë Xh. B., 20 vjeç, F. B., 21 vjeç, A. I., 23 vjeç, N. Xh., 27 vjeç dhe M. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë.
Për pasojë, tre prej tyre (A. I., N. Xh., dhe M. Xh.) mbetën të lënduar dhe u dërguan në spital, ku dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.