Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Sherr me thika në Durrës, plagoset gjimnazisti

Një 16 vjeçar ka mbetur i plagosur në Durrës me mjet prerës pas një konflikti me një 20-vjeçar.

Dyshohet se konflikti mes të rinjve ka nisur për motive të dobëta.

16-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa policia ka shoqëruar autorin e dyshuar.

Plagosi me mjet prerës(thikë), një 16-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Rreth orës 12:55, në lagjen nr. 11, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit A. M., 20 vjeç dhe një 16-vjeçari, në ambientet e jashtme të një lokali, shtetasi A. M. ka plagosur me mjet prerës (thikë), 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin A. M.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.