Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

SHGM dhe Misioni i OSBE-së në Shkup: Bashkëpunim për avancim të gazetarisë

Shkup, 1 shkurt – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ishte nikoqire e ambasadorit Kilian Val, shef i misionit të OSBE-së në Shkup, dhe ekipit të tij, duke e shënuar bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka kontribuar dukshëm në zhvillimin e lirisë së mediave në rajon, kumtoi sot SHGM.

Në qendër të diskutimit në takim ishin sukseset e vazhdueshme të kampit veror për gazetarët e rinj, i cili është një nismë e përbashkët e SHGM-së dhe OSBE-së dhe është kthyer në një platformë të rëndësishme për ngritjen profesionale të gazetarëve të rinj, duke ofruar një mundësi unike për shkëmbimin e njohurive dhe informacioneve dhe rrjetëzimin mes redaksive.

 “Angazhimi për të mbështetur këtë iniciativë pasqyron rëndësinë e saj në edukimin e profesionistëve të medias së ardhshme. Po aq domethënëse ishte nevoja për një dialog me Qeverinë për të krijuar një fond për pluralizmin mediatik. Kjo nismë synon të sigurojë qasje të barabartë në burime për të gjitha mediat dhe gazetarët, duke nxitur një peizazh mediatik të larmishëm dhe me cilësi të lartë. Një fond i tillë do të ishte instrument për promovimin e një mjedisi të balancuar mediatik, duke mbështetur përmbajtje dhe narrativa të ndryshme. Përpjekja e SHGM-së për këtë fond është një tregues i qartë i përkushtimit për një sferë mediatike të larmishme dhe të lirë, duke avokuar për njohjen dhe mbështetjen e saj nga deputetët dhe autoritetet”, thuhet në kumtesë. 

Takimi përfundoi me një notë pozitive, ku SHGM dhe OSBE konfirmuan kënaqësinë e tyre me partneritetin e deritanishëm dhe vullnetin e përbashkët për të forcuar më tej përpjekjet e tyre. Fokusi mbetet në drejtimin e përmirësimit të lirisë së medias dhe avancimit të sigurisë së gazetarëve dhe punonjësve të medias, gjë që është e një rëndësie vendimtare për një sektor mediatik të përgjegjshëm dhe të larmishëm.

Ky bashkëpunim, shtojnë në kumtesë, vazhdon të jetë kyç në formësimin e një peizazhi gazetaresk më të informuar dhe gjithëpërfshirës në rajon, duke nxitur rritjen dhe diversitetin e industrisë së medias.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss