Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Shitet njësia e parë e prodhuar e McLaren P1, ka vetëm 5.600 kilometra të kaluara – pronari aktual i kërkon për të 1.8 milion dollarë

Njësia e parë e prodhuar e McLaren P1 është nxjerrë në shitje.

McLaren P1 konsiderohet si pasues i modelit legjendar F1 nga vitet e 90-ta, e ky plug-in hibrid për herë të parë u shfaq nëpër auto-sallone në vitin 2013.

Edhe pse gati 10 vite i vjetër, akoma paraqet një pamje spektakolare, duke marrë parasysh se janë prodhuar vetëm 375 njësi dhe për këtë është shumë i kërkuar në treg.

Megjithatë, tani njësia e parë e McLaren P1 me ngjyrë të verdhë është ofruar për shitje, më pak se një vit kur u shit në ankand me një çmim nga 1.2 deri në 1.3 milion dollarë.

Pronari aktual për këtë veturë sportive po i kërkon 1.8 milion dollarë. Kjo P1 ka vetëm 5.600 të kaluara. Nën kapak ka motorin 3.8 litërsh V8 twin-turbo. Aty është edhe një motor elektrik që në kombinim prodhojnë 900 kuaj-fuqi.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.