Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Shkatërrohet grupi kriminal në Spanjë

Një grup kriminal i trafikimit të drogës dhe pastrimit të parave është goditur në një operacion të Gardës Civile në Ibiza. Si rezultat i operacionit janë disa të arrestuar, pjesë e të cilëve janë edhe shtetas shqiptarë. Nga kontrollet, mësohet se janë sekuestruar dhjetëra mijëra Euro kesh, sasi të ndryshme lëndësh narkotike, automjete luksoze dhe ora me vlerë.

Aksioni nisi fillimisht në një banesë ku jetonte një shqiptar bashkë me bashkëshorten, ku u gjetën rreth 50.000 Euro para të gatshme, dy ora me vlerë dhe një fuoristradë Mercedes me vlerë mbi 300.000 Euro.

Aksionet dhe kontrollet në banesa dhe ambiente tregtare kanë zgjatur për disa orë me radhë. Operacioni i zhvilluar i bashkohet dy operacioneve të tjera të mëdha të kryera javët e fundit në ishull kundër grupeve kriminale të specializuara në trafikun e drogës dhe pastrimin të parave.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.