Berlin, 16 korrik – Kancelari gjerman Olaf Sholc pasdite në Tuiter ka përshëndetur votimin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për konkluzionet për propozimin francez.
“E përshëndes votimin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut që e hapi rrugën për konferencat e para për inkuadrim në Bashkimin Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ju duam si anëtare të Bashkimit Evropian dhe do të jemi pranë jush deri në fund”, ka shkruar Sholci.
Paraprakisht, pasdite, vendimin e Kuvendit e përshëndetën edhe komisari evropian për zgjerim Oliver Varheji, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajeni, kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Misheli, si dhe sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinkeni.