Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Shoqata e prokurorëve publikë: Letra e Ruskovskës dëmton reputacionin dhe Kodin Etik të Prokurorëve Publikë

Shkup, 4 gusht – Shoqata e prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut reagon ashpër ndaj letrës së hapur të prokurores publike Villma Ruskovska dërguar mbrëmë përmes mediave  deri te ambasadat e huaja dhe organizatat ndërkombëtare.

Si shoqatë profesionale, thuhet në reagimin e sotëm të Shoqatës së Prokurorëve Publikë, letrën e kemi përcjellë me habi, e cila besojmë se dëmton reputacionin e funksionit të prokurorit publik dhe cenon rëndë Kodin Etik të prokurorëve publikë.

“Domethënë, ne si prokurorë publikë nuk shohim arsye për një thirrje kaq dramatike të mesnatës tek institucionet dhe diplomatët ndërkombëtarë, aq më tepër që as prokurorja Ruskovska dhe as prokurorët e tjerë nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk janë  penguan në asnjë moment në mënyrë të pavarur të kryejnë hetime për subjektet në kompetencën e tyre”, nënvizojnë nga Shoqata.

Mirëpo, kur trajtojnë lëndët, edhe ata, sikurse të gjithë prokurorët e tjerë publikë, theksojnë se duhet të udhëhiqen nga parimet e ligjshmërisë dhe drejtësisë.

“Përveç kësaj, Prokuroria Publike bazohet në parimet e hierarkisë dhe të vartësisë, që do të thotë se çdo prokuror publik për punën e tij përgjigjet para prokurorisë më të lartë. Asnjë prokuror publik nuk duhet ta konsiderojë veten të gjithëfuqishëm dhe të refuzojë të kontrollojë veprimet e tij. Një kontroll i tillë ka për qëllim pikërisht shmangien e veprimeve të kundërligjshme dhe arbitraritetit, si dhe garantimin e drejtësisë së procedurës”, thuhet në reagim.

Sipas reagimit, Prokuroria Publike ka pasur dhe ka kapacitete dhe mundësi institucionale që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe të vendosë në mënyrë absolutisht të pavarur në çdo rast, pa pasur nevojë për mbikëqyrje nga ambasadat apo organizatat ndërkombëtare.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.