Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Shpërthimi në Stamboll, Pendarovski ngushëllon Erdoganin: Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë

Shkup, 13 Nëntor – Presidenti Stevo Pendarovski ka shprehur ngushëllime deri tek populli turk dhe deri tek homologu Rexhep Taip Erdogan pas shpërthimit në Taksim të Stambollit, ku deri më tani raportohet se ka 6 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar. Pendarovski gjithashtu uron që të plagosurit të shërohen sa më shpejtë.

“Ngushëllimet e mia më të thella për familjet e të vdekurve, presidentin Erdogan dhe popullin turk, në këto momente të vështira pas shpërthimit të tmerrshëm gjatë ditës së sotme në Stamboll. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, shkruan Pendarovski.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.