Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Shqipëria e rrezikuar nga lufta? Peleshi: Ja pse kërkuam raketë anti-tank! Agresioni rus në Ukrainë na ka vënë para…

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, zbuloi pse Shqipëria kërkoi një raketë anti-tank dhe nëse kjo gjë lidhje me agresionin rus në Ukrainë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ministri Peleshi deklaroi se kërkesa për këtë raketë ishte bërë para se të niste agresioni në Ukrainë, duke shtuar se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe nuk kërcënohet nga lufta.

Pyetje: Pse Shqipëria kërkoi raketë anti-tank? A rrezikohet Shqipëria nga lufta?
Peleshi: Ka qenë e planifikuar më parë, para se të fillonte agresioni në Ukrainë. Pra, nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me agresionin, por natyrisht agresioni na ka vënë para një fakti, që është shtimi i përpjekjeve dhe buxheteve për modernizimin e Forcave të Armatosura. Kështu që, në mos ky projekt, projekte të tjera po kanë lidhje me agresionin. Ne po shtojmë përpjekjet dhe buxhetin për Forcat tona të Armatosura.

Për ta thënë edhe njëherë me zë të lartë, që Shqipëria është e sigurt, është aleate në NATO. Nuk kemi një kërcënim konkret, para të cilit duhet të përgjigjemi me mjetet tona të brendshme. Jemi në NATO, që mbron çdo centimetër. NATO reagon sa herë preket një pëllëmbë tokë. Pra, nuk bëhet fjalë për një rrezik, por nga ana tjetër NATO ka forcuar dukshëm krahun e vet lindor, në kufi me Rusinë. Krahu lindor e tejkalon forcën e rivalëve të vlerave tona në lindje.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.