Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Shqipëria me kampione bote në ski! Laura Colturi rrëmben vendin e parë në Austri në kategorinë e skiatoreve të reja

Shqipëria tani ka edhe një kampione Bote për të reja në sportin e skive.

Në garën për Kupën e Botës, event që po zhvillohet në Sant’Anton të Austrisë, skiatorja Laura Colturi skiatorja që përfaqëson Shqipërinë, zuri vendin e parë në këtë garë klasike të skijimit Super Gjiganti, duke merituar vendin e parë dhe titullin e lartë të kampiones së Botës për të reja.

Pa dyshim, ky sukses i parë dhe i madh i sportit të skive, njëherësh është edhe një sukses i konsiderueshëm edhe për sportin shqiptar, i cili tashmë ka në gjirin e tij edhe një kampione të Botës, në një sport relativisht pak të praktikuar në vendin tonë.

Një ditë më parë, Laura Colturi u rendit e katërta në kategorinë Down Hill, të cilën e zhvillonte për herë të parë në karrierë dhe kampione bitën për moshën deri në 18 vjec.

Ditën e shtunë, sportistja shqiptare merr pjesë në garën e fundit të kategorisë Giant Slalom që është edhe sfida e tretë për këtë javë Botërore në Austri.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss