Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Shqiptarja u mor nga klienti në rrugë, më pas e flaku të vdekur pranë shoqeve të ‘punës’

Tronditëse janë të rejat më të fundit mbi femrën në moshë të re që u gjet e vdekur natën duke gdhirë dita e diel në Itali.

E ndjera ishte 35 vjeçarja Nevila Pjetri, emigrante shqiptare me vendbanim në Carrara e cila prej vitesh jetonte në Itali, raporton noa.al duke cituar gazetën italiane La Nazione. Ajo punonte si pro’stitutë në zonën e Parmigliola, provinca La Spezia në Liguria, Itali, raporton noa.al.

Mbrëmjen e së shtunës ajo gjendej bashkë me disa vajza e gra të tjera, kryesisht shqiptare dhe nga vende të tjera emigruese, duke pritur për klientë.

Në një moment afrohet një automjet tip veturë me ngjyrë të bardhë me targa lokale italiane, ndalon dhe bën pazar për pak sekonda me 35 vjeçaren shqiptare.

Viktima pranon të hipë dhe shoqërohet nga sytë e shoqeve.

Pasi kalojnë pak orë, ajo gjendet e vdekur, shumë afër vendit ku u mor nga klienti misterioz.

Shoqet e të ndjerës tregojnë se e panë makinën e bardhë që e mori, por nuk e shquajtën dot klientin.

Po ashtu njëra prej tyre tregoi para hetuesve në vendngjarje se pa një burrë të mbante një trup njeriu që e nxori nga makina, e flaku përtokë afër një përroi dhe iku me shpejtësi që aty.

Viktima u gjet gjysmë e zhveshur, e tëra në gjak dhe hetimet e para flasin për një vdekje të dhimbshme plot vuajtje. Dyshimet janë se është qëlluar edhe me armë zjarri. Në fotot e galerisë po shikoni pamje në vendin e ngjarjes.

Sipas hetimit, dyshohet se viktima fillimisht është rrahur dhe më pas është vrarë me një të shtënë me pistoletë të kalibrit të vogël.

Policia, pasi mblodhi këto të dhëna tha se po kërkon personin misterioz në të gjithë zonën nga Liguria deri në Toscana. Deri tani, ai nuk po gjendet.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.