Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Shqiptohen 152 masa në Shkup, 14 për vozitje pa patentë shoferë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (07.02.2024) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 152 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 152 masa, nga të cilat 9 masa për tejkalim të shpejtësisë, 14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 13 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 8 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit…”, thuhet në njoftimin e MPB.

Nga atje shtojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss