Shkup, 25 korrik – Në periudhën prej 18 deri më 24 korrik, nëpunësit policor kanë kryer aksione kontrolli për sanksionimin e automjeteve që nuk i plotësojnë kushtet e parapara për errësimin e xhamave. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 23 pjesëmarrës në komunikacion.
Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresat e duhura, kumtoi sot MPB-ja.