Shtatëmbëdhjetë emigrantë e kanë humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në afërsi të bregut të Bahamas.
Roja bregdetare e Bahamas nga ujërat e Oqeanit Atlantik ka nxjerrë trupa të 17 personave të mbytur, në aksidentin që ka ndodhur kur një anije u përmbys në njëmbëdhjetë kilometra nga Nju Providens.
Kryeministri i Bahamas, Fillip Dejvis, në një kumtesë theksoi se viktimat ishin 15 gra, një burrë dhe një fëmijë. Emigrantët e shpëtuar janë shtruar në spital.
Hetim fillestar tregoi se skafi me dy motorë u largua nga Bahamas rreth orës 01:00 pas mesnate me madje rreth 60 persona në anije, me siguri duke u drejtuar drejt Majamit, Florida.
Është ngritur procedurë penale lidhur me rastin me akuzë për e trafikim me njerëz.