Sunday, December 4, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Shtetasi i Maqedonisë kapet duke kontrabanduar emigrantë në Bullgari

Prokuroria publike rajonale nga qyteti bullgar Burgas ka urdhëruar arrestim prej 72 orëve të shtetasit të Maqedonisë së Veriut dhe të Rumanisë, nën dyshimin për organizimin e transportit të paligjshëm të emigrantëve nga Afganistani.

Siç kumtoi Prokuroria, dy shtetasit e huaj akuzohen se në mënyrë të paligjshme u kanë ndihmuar personave me origjinë afgane për të qëndruar dhe transituar nëpër territorin e Bullgarisë.

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut dyshohet për organizimin e transportit të paligjshëm të 26 emigrantëve afganë, të cilët janë zbuluar të dielën në fshatin Draganci në komunën Karnobat, në rajonin e Burgasit. Shtetasi rumun, megjithatë akuzohet për transport të paligjshëm të 27 afganëve, të gjetur të hënën në rrugën midis fshatrave Zhitosviat dhe Malina në komunën e njëjtë.

Shtetasit afganë janë transportuar me dy automjete motorike me markën dhe modelin e njëjtë

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.