Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë “sisteme të avancuara raketash” në Ukrainë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se ka vendosur t’i sigurojë Ukrainës “sisteme dhe municione më të avancuara raketash” si pjesë e përpjekjeve amerikane për të ndihmuar luftën ukrainase kundër agresionit rus, që ka hyrë tanimë në muajin e katërt.

Presidenti Biden shkroi në një artikull në The New York Times se Shtetet e Bashkuara e kanë ndihmuar Ukrainën me armë dhe municione për të forcuar pozicionin e saj në fushën e betejës dhe përfundimisht në negociatat e paqes me Rusinë.

“Agresioni i paprovokuar, bombardimi i materniteteve dhe qendrave të kulturës, dhe shpërngulja e detyruar e miliona njerëzve e bën luftën në Ukrainë një çështje thellësisht morale”, tha presidenti Biden.

Vendimi për të dërguar armë më të avancuara pason ngurrimin e mëparshëm nga ana e administratës amerikane. Presidenti Biden tha të hënën se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë raketa “që mund të arrijnë Rusinë”.

Agjencia e lajmeve Associated Press, citoi zyrtarë të lartë të administratës të kenë thënë se paketa e re e armëve, hollësitë e së cilës mund të shpalosen të mërkurën, përfshin raketa me rreze të mesme veprimi që mund të fluturojnë rreth 70 kilometra. Zyrtarët thanë gjithashtu se Ukraina kishte dhënë garanci që forcat e saj nuk do të hedhin raketa në territorin rus.

Presidenti Biden shkroi të martën se nuk kërkon luftë me Rusinë.

“Sado që nuk jam dakord me zotin Putin dhe i konsideroj veprimet e tij të papranueshme, Shtetet e Bashkuara nuk do të përpiqen të nxisin rrëzimin e tij në Moskë”, tha presidenti Biden. “Për sa kohë që Shtetet e Bashkuara ose aleatët tanë nuk sulmohen, ne nuk do të përfshihemi drejtpërdrejt në këtë konflikt, qoftë duke dërguar trupa amerikane për të luftuar në Ukrainë apo duke sulmuar forcat ruse. Ne nuk po e inkurajojmë apo i mundësojmë Ukrainës të godasë përtej kufijve të saj”.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.