Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë dërgimin e zyrtarëve të lartë në Kiev për t’u takuar me Zelenskyn

Administrata e presidentit amerikan Joe Bide, po zhvillon bisedime të brendshme për dërgimin e zyrtarëve të lartë në Kiev, për të treguar se akoma po e ndihmojnë Ukrainën, shkruan Politico.

Aktualisht nuk është marr ndonjë vendim lidhur me këtë vizitë të shumëpërfolur. Por, ekziston mundësia që vizita në kryeqytetin ukrainas të zhvillohet nga presidenti Joe Biden apo zëvendësja e tij Kamala Harris, transmeton Telegrafi.

Megjithatë kandidatë më të përshtatshëm që do të duhej ta realizonin këtë vizitë janë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken si dhe Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Vizita e zyrtarëve amerikane do të ishte e fundit në vazhdën e shumë tjerave, që i realizuan liderët e vendeve perëndimore.

Ndër të fundit ishin presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri britanik Boris Johnson, presidentët e Estonisë, Latvisë, Lituanisë dhe Polonisë.

E nëse administrata vendosë të dërgojë dikë në Kiev – nuk do të paralajmërohet për arsye të sigurisë. Ky udhëtim do të kishte një rënëdësi të madhe simbolike për Kievin dhe Washingtonin. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.