Saturday, December 3, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Shtyhet gjyqi për turkun e kriptomonedhave

Shtyhet sërish gjyqi për ekstradimin e biznesmenit turk Faruk Fatih Ozer për shkak se prokurori solli prova të reja dhe avokati Klodian Skënderi kërkoi kohë për njohjen me materialet e dosjes. Avokati gjithashtu pretendon se sipas tij ka ngut për ta ekstraduar Ozer i cili akuzohet se ka fituar 2 miliardë dollarë nga mashtrimi me kriptomonedhat.

“U parashtruan disa kërkesa procedurale nga ana ime, pati debate. Ne insistojmë që në ngarkim të shtetasit që unë përfaqësoj të zhvillohet një proces i rregullt gjyqësor. Nuk mundet që në seanca ekstradimi të ketë ngut. Nuk e kuptoj pse është tërë ky ngut nga ana e Gjykatës. Ne për këtë punë jemi këtu, të garantojmë interesat e ligjshme të shtetasve”, deklaroi avokati Skënderi pas seancës në gjykatë.

Ozer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, ndërsa Gjykata e Lartë e Stambollit kishte lëshuar ndaj tij urdhër arresti në vitin 2021, për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

I riu turk, kishte mbërritur në Shqipëri më 20 prill 2021, përpara se autoritetet e vendit të tij të viheshin në lëvizje. Ai u arrestua më 30 gusht të këtij viti teksa ishte duke pushuar në plazhin e Himarës.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.