Reperi i njohur, Noizy po kalon momente të vështira, ditët e fundit.
Ai fillimisht pati një sherr me Cllevio Serbiano emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmetaj.
Më pas u dyshua se ky i fundit i vendosi një sasi tritoli një nga bizneseve të reperit. Kjo ka bërë që Noizy të marrë masa dhe teksa vazhdon koncertet e ndryshme, ka vendosur të mos dalë i vetëm.
Nga një video që po qarkullon në TikTok, ai ka shkuar në një koncert në Shkodër me forcat “RENEA”, ndërsa një furgon policie ndodhej jashtë.
Nga frika e ndonjë incidenti Noizy ka vonuar një orë koncertin në Shkodër pasi nuk ngjitej në skenë pa prezencën e forcave të RENEAS. Kanë qenë këta të fundit që kanë qëndruar së bashku me Noizyn.
Në një moment tjetër, Noizy shihet duke dalë i rrethuar nga truprojat e tij që duket se i ka shtuar së fundmi.
Kujtojmë që Cllevio ndodhet aktualisht në paraburgimin e Lushnjes, ku nga postimet që janë bërë në ‘Instagramin’ e tij, thuhet se gjendja shëndetësore nuk është e mirë.