Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Si ndikojnë non-paper austriak dhe ideja e Macronit për Maqedoninë e Veriut?

Shkup, 16 qershor – Dëshira për përparim konkret në afrimin e shteteve të interesuara me BE ka çuar në propozime të ndryshme muajt e fundit. Situata e re gjeopolitike në botë i bën krijues të ideve kreative disa politikanë evropianë me ndikim. Muajt e fundit janë paraqitur disa ide se si mund t’i afrojë Bashkimi Evropian shtetet me vlera të ngjashme, por që aktualisht nuk mund ose nuk duan të anëtarësohen në BE. Këto ide kanë ardhur si rezultat i nevojës së madhe të Ukrainës për anëtarësim në BE, si dhe frikës nga influenca ruse në Ballkanin Perëndimor. Ndryshe, këto ide krijojnë një “korridor” në të cilin do të jenë shtetet kandidate bashkë me shtete që veçmë kanë dalë nga BE-ja, si Britania, dhe kjo rrit edhe më shumë euro-skepticizmin në rajon për sa i përket inkuadrimit në BE, shkruan Zhunral.

Megjithatë, krahas idesë së Macronit për krijimin e një “organizate të re politike” në të cilën do të presin shtetet jashtë bllokut të BE-së. Së fundmi, qarkullon një non-paper austriak përmes të cilit bëhet thirrje për anëtarësimin gradual të Ballkanit Perëndimor në BE. Kjo nënkupton se tani më ka ndryshuar politika e brendshme e BE-së për sa i përket zgjerimit, dhe pothuajse të gjithë janë të mendimit se asnjë anëtarësim i shteteve kandidate nuk duhet të jetë i nxituar, mes tjerash ata kërkojnë krijimin e një korridori të gjatë që të presin shtetet e interesuara për anëtarësim në BE.

Portali boshnjak Klix.ba ka raportuar se e posedon një dokument jozyrtar që i përket qeverisë austriake dhe që ka të bëjë me propozimin për anëtarësimin gradual të Ballkanit Perëndimor në BE. Sipas mediumit në fjalë, ky “non-paper” është shkruar në maj të këtij viti dhe ndër të tjera aty thuhet agresioni rus ka ndryshuar gjeopolitikën e që mund të ketë pasoja negative për Ballkanin Perëndimor.

Ky non-paper austriak thotë se zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të përdoret si një instrument gjeostrategjik dhe jo thjesht një procedurë burokratike. Ata theksojnë se procedura aktuale e zgjerimit nuk ka dhënë rezultate të theksuara.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar më 13 qershor në Beograd me ministrin e Jashtëm austriak, ku në këtë takim thuhet se Schalenberg i prezantoi Vuçiqit non-paper-in që Austria së fundi ua përcolli vendeve anëtare të BE-së me dëshirën për ta bërë procesin e zgjerimit të BE-së shumë më të prekshëm, por edhe për të krijuar një mundësi që vendet kandidate të integrohen gradualisht në politikat evropiane.

“Propozimi ynë është që vendet e rajonit të trajtohen hap pas hapi nga një zonë në tjetrën, qoftë energjia, trafiku apo diçka tjetër, si anëtarë të plotë. Perspektiva evropiane nuk është rrugë njëkahëshe. Ne po përballemi me një përmbysje radikale të sistemit tonë të sigurisë në Evropë. Askush nuk mund të shpresojë të jetë thjesht një kalimtar”, ka deklaruar ministri i Jashtëm austriak, Schalenberg.

Ai shpjegoi se propozimi i vendit i paraqitur në “non-paper” nuk ka të bëjë me luftën në Ukrainë, por bëhet fjalë për qëndrimin e njohur të Austrisë, se perspektiva evropiane e vendeve kandidate duhet të jetë më specifike.

Ai tha se procesi i integrimit evropian është shumë burokratik dhe duhet gjetur një mënyrë që njerëzit në BE, por edhe në vendet kandidate të ndjejnë se anëtarësimi në Union është diçka që po mendohet seriozisht dhe se tashmë ka rezultate konkrete.

Kujtojmë se, presidenti Francës, Emmanuel Macron, muaj më herët shpalosi një propozim që të krijohet një organizatë e re politike me qëllim të bashkimit të vendeve që ndajnë vlerat e BE-së, por që nuk janë pjesë e bllokut.

Shtetet që inkuadrohen në rast të zbatimit të idesë së Macronit dhe non-paperit austriak

Në gjendjen e tanishme të diskutimeve duket pra e përjashtuar, që shtetet që punojnë prej vitesh për anëtarësim në BE, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të përfundojnë në një shesh të ri të BE-së. Por nëse marrin mbështetje propozimet e Macronit si dhe propozime të ngjashme, në “ligën e dytë” të BE, mund të hyjnë jo vetëm Ukraina, Gjeorgjia e Moldavia, por edhe shtete tjera të Ballkanit si Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina.

Cili do të jetë vazhdimi i këtyre propozimeve për sa i përket zgjerimit të BE-së?

Fati i propozimeve të tilla varet në fund nga rrethana nëse për to ka shumicë në BE dhe nga qëndrimi i Berlinit. Kancelari gjerman u shpreh pa lënë dyshim se “është e qartë se ky propozim nuk duhet dhe nuk do të na pengojë të avancojmë atë që kemi filluar, të mundësojmë proceset e anëtarësimit, për të cilat kemi punuar kaq gjatë. Kjo vlen veçanërisht për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.

Ndryshe, këto ide janë propozuar pas kërkesës së Ukrainës për anëtarësim në BE, por nuk mendon ngjashëm kancelari gjerman, Olaf Scholz. Ai ka thënë se për Ukrainën nuk është rrugë e shkurtër për në BE.

“Duhet të tregohemi të drejtë me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. BE tani duhet t’i japë Ballkanit Perëndimor. Dhe unë jam i përkushtuar për këtë, me bisedime për të arritur përparim në negociata, dhe për të hequr pengesat e fundit brenda BE”, ka thënë Scholz.

Non-paper austriak dhe ideja e Macronit nuk janë në favor të Maqedonisë së Veriut

Tani më bllokada e Bullgarisë nuk është pengesa e vetme për Maqedoninë e Veriut për mos marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në. Idetë e fundit për krijimin e një “lige të dytë evropiane për inkuadrim të shteteve që ndajnë vlera të njëjta me BE-në është zhgënjim për Maqedoninë e Veriut për përpjekjet e deri tanishme për tu bërë pjesë e BE-së. Tani sipas ideve në fjalë këtë shtete duhet të presin, kjo pritje do të jetë me afat të pa skaduar. Mes tjerash bashkë me këto shtete mund të jetë edhe shteti i cili ka dalë nga BE-ja, si Britania, pra i bie që shtetet kandidate presin në të njëjtin vend me ato shtete që kanë qenë por janë larguar nga BE-ja. Kjo sinjalizon se plani i zgjerimit të BE-së po vështirësohet sidomos kur është fjala për inkuadrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor. /Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.