Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Sibora Gagani u gjet e murosur/ Flet ish-i dashuri i saj: Nuk e vrava unë por mafia shqiptare

Shqiptarja u gjet e murosur në shtëpinë e italianit, pasi ishte vrarë me thikë. Vrasësi i shqiptares Sibora Gagani, Marco Romeo doli këtë javë para kreut të Gjykatës Hetimore të Torremolinos.

Edhe pse të gjitha provat për krimin bëjnë atë fajtor, ai ka deklaruar para trupës gjykuese se shqiptarja 22-vjeçare është vrarë nga mafia shqiptare. Ai tha se Sibora kishte marrë 25 mijë euro borxh nga grupet kriminale për të ngritur një biznes, por paratë iu vodhën nga disa kolumbianë. Kështu, në kushtet kur s’kishte mundësi të paguante borxhin ajo u ekzekutua nga 4 pjesëtarët të grupeve.

Por dëshmia e tij ka mospërputhje të shumta duke bërë që të ketë dyshime se është e sajuar.

Më herët, ai kishte deklaruar se e kishte vrarë dhe e kishte murosur në shtëpinë e tij në El Calvario. Kështu hetuesit punuan shumë derisa gjetën trupin e gruas, e cila ndodhej brenda një kutie e murrosur brenda murit prapa shtëpisë. Mbi kuti ishte një thikë me gjak të tharë dhe një buqetë me lule.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss