Shkup, 20 mars – Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së dhe njëri nga krerët e Grupit të zjarrit në Klan Debat shprehet i habitur me tubimin e BDI-së në çair. Sipas tij, ruajtja e vendit me forca speciale që të japin ideënë se një tubim i tillë po mbahet në Mitrovicën e Veriut e jo në Çair. Sipas tij, të gjitha këto masa sigurie kanë qenë të panevojshme.
“Ali Ahmetin e kemi pritur çdoherë si është më mirë…Mendoj që kjo është një tubim qendror i Artanistave sepse këtu gjithçka ka por Çair s’ka”, deklaroi Mexhiti në debatin në Klan Maqedoni.
Sipas tij, në këtë tubim ka pasur njerëz të sjellur nga gjithë Maqedonia dhe kjo sipas tij shihet nga veturat e shumta me targa jo të Shkupit.
“Ka prej gjitha qyteteve prej Struge deri në Likovë, biles më habiti i kanë munduar edhe të Manastirit…kanë bërë presione, shantazhe, kërcënime…”, theksoi Mexhiti
Sipas Mexhitit në këtë tubim ka pasur njerëz të sjellur nga gjithë Maqedonia dhe kjo sipas tij shihet nga veturat e shumta me targa jo të Shkupit.
“Ka prej gjitha qyteteve prej Struge deri në Likovë, biles më habiti i kanë munduar edhe të Manastirit…kanë bërë presione, shantazhe, kërcënime…”, theksoi Mexhiti
Mexhiti tha se tubimi është paralajmëruar me pompozitet, duke sjellur edhe këngëtarë për të mbledhur më shumë njerëz. Angazhimi i tillë sipas Mexhitit, është i tepruar.
“E habitshme se si gjithë ai angazhim për të mbushur një sallë të vogël… Edhe kryeministrit i kishte rënë në hise të merret me tubimin e BDI-së”, deklaroi Izet Mexhiti.
I pyetur për deklarimin e Bujar Osmanit se sheh entuziazëm tek aktivistët e BDI-së në Çair, Izet Mexhit theksoi se ministrat e BDI-së kanë harruar zotimet e BDI-së dhe se ata nuk kanë legjitimitet. Sipas tij, ministrat duhet të jenë më seriozë dhe t’i përmbushin pikat nga programi i BDI-së.
“Këta ne vend që të merren me zotimet e premtimet që ua kanë bërë aktivistëve, merren me agjenda të gjelbërta, luajnë futboll në zyrë, shumë më me rëndësi e kanë se çfarë çorapesh vesh Bujari e Artani….”, theksoi Mexhiti.
Izet Mexhiti në Klan Debat bëri me dije se ai ka qenë faktori kryesor që e ka shpëtuar këtë qeveri para një viti, kur paralajmërohej shumica e re nga Arben Taravari.
“Nëse kjo qeveri do të binte, ai nuk do të kishte mundësi as të flasë sepse do të ishte opozitë”, theksoi shkurtimisht Mexhiti.
“Rrenë e kulluar” e cilësoi Izet Mexhiti shtrirjen e dorës së pajtimit nga ana e Artan Grubit. Sipas Mexhitit, Grubi as vet nuk e beson atë çka e thotë.
“Ai harron se unë kam qenë BDI kur ai ka qenë kundër BDI-së edhe kur s’ka qenë BDI edhe kur e ka pas Zgjohun e kam ndihmuar… Në njërën shtrihet dora, ndërsa nga ana tjetër shkarkohen zv.ministri Bashkim hasani, shkarkohen sekrtarët shtetëror, drejtorët…e ka rikthyer ndjenjën e diferencimit”, tha mes tjerash Mexhiti.