Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Simpatizantët e ASH-së: “Arben Taravari pasardhësi i Arben Xhaferit”

Shkup, 4 shkurt – Qëndrimi i djeshëm i kreut të ASH Arben Taravari duket se ka gjetur mbështetjen tek një pjesë bukur e madhe e simpatizantëve të kësaj partie, madje 99% të komenteve në statusin e Arben Taravarit janë në mbështetje të vendimit të tij personal.

Sipas asaj që shihet në rrjetet sociale, nga 2.300 pëlqime që ka marrë statusi, me 433 komente dhe 370 shprëndarrje, tregon se Arben Taravari gëzon shumicën e simpatizantëve të ASH-së në mbështetje të qëndrimit për të garuar bashkë me opozitën e bashkuar.

Ky qëndrim i Taravarit për të shkuar në zgjedhje bashkë me opozitën e bashkuar vjen pas takimeve të shumta si me kryetarët e partive opozitare në vend ashtu edhe me ekspozent politik në Tiranë dhe Prishtinë.

Ndërkohë që shumica prej komenteve në statusin e tij, Taravarin e cilësojnë si pasardhësi i Arben Xhaferit i cili njihet tashmë për qëndrimet dhe politikën e drejtuar në vend për disa dekada.

https://www.facebook.com/arben.taravari/posts/pfbid0VbKzjqALJ3xPxf29tcscCiTjFXhnTKfEY7hdkoky5wBaEJo7PERFBpyxKDfyDUNCl

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss